Lajm i keq për Ancelottin

Futboll

Lajm i keq për Ancelottin

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 12:44
Modriç

Luka Modriç e nisi mjaft mirë sezonin duke i mahnitur të gjithë me formën e tij fizike, por nga infermieria ka ardhur një lajm negativ.

Mesfushori kroat është ndalur për shkak të një problemi të vogël muskulor dhe nuk mund të luajë në ndeshjen e sotme kundër Levantes.

Ai do të tentojë që të jetë gati për duelin e ardhshëm në kampionat dhe mbetet për t’u parë nëse do të shkojë në kombëtare.

Reali i Madridit do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Levantes në shtëpinë e këtyre të fundit, në orën 22:00. Ky është lajm i keq për Ancelottin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat