E habitshme kush e ndërpreu ndeshjen, tre futbollistë u pickuan nga...

Futboll

E habitshme kush e ndërpreu ndeshjen, tre futbollistë u pickuan nga...

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:37
E habitshme kush e ndërpreu ndeshjen, tre futbollistë u pickuan nga...

E pazakontë! Ndeshja e futbollit në Gjermani u ndërpre nga anzat, që për shumëkënd është e habitshme! 

Siç njofton veprimtari i shquar i futbollit, Miftar Dragidella, ndeshje e ndërprerë do të vazhdojë në ditët e ardhshme.  
“Anëzat ndërprejnë ndeshjen!

Në Groß Meckelsen (Niedersachsen) të Gjermanisë këtë javë u ndërpre një ndeshje nga një shkak i rrallë.

Terreni ishte përplot anëza dhe në minutën e 14-të të ndeshjes mes TSV Groß Meckelsen dhe FSV Hesedorf/Nertum tre futbollistë u pickuan nga anëzat dhe gjyqtari vendosi të ndërprejë ndeshjen.

Mysafirët propozuan që ndeshja të bartet në fushën e tyre, por ekipi vendës nuk pranoi një gjë të tillë.

Vendimi: Duhet të zhvillohet ndeshje e re”, ka shkruar Dragidella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat