Tuchel: Stadiumi më i keq për të luajtur me një lojtar më pak

Futboll

Tuchel: Stadiumi më i keq për të luajtur me një lojtar më pak

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 11:05
Tuchel: Stadiumi më i keq për të luajtur me një lojtar më pak

Ndonëse luajti për gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, Chelsea ia doli të rezistojë në mënyrë heroike ndaj Liverpoolit në “Anfield Road” dhe të marrë një barazim 1-1, megjithatë trajneri Thomas Tuchel bie dakord se vendimi për të ndëshkuar me karton të kuq Reece James, ishte i drejtë.

“Kur pashë aksionin, po lutesha që të mos ishte ashtu siç dukej, por më pas erdhi ndërhyrja e VAR-it dhe gjithçka ishte e qartë.

U zbatua vetëm rregullorja, ndonëse në përgjithësi nuk më pëlqejnë kartonët e kuq kaq herët, pasi prishin bukurinë e spektaklin e një ndeshjeje. Për më tepër, stadiumi më i keq për të luajtur me një lojtar më pak, është pikërisht ai i Liverpoolit”, deklaroi trajneri gjerman.

Mbrojtësi danez Andreas Christensen është një nga futbollistët e rilindur nën drejtimin e Thomas Tuchel dhe besimin e trajnerit e shpërbleu më së miri duke bërë një sfidë perfekte ndaj Liverpoolit.

“Ai është një lojtar shumë i fortë e i përqendruar, që është rritur te akademia e klubit dhe e di mirë vlerën e fanellës që mban veshur. Ndaj Liverpool e nisi në qendër të mbrojtjes dhe më pas u spostua në të djathtë, por pa humbur aspak nga cilësia e performancës. Jemi shumë të lumtur që e kemi në ekip”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat