Ederson do të vijojë ende të jetë pjesë e Manchester Cityt

Futboll

Ederson do të vijojë ende të jetë pjesë e Manchester Cityt

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 14:04
Ederson do të vijojë ende të jetë pjesë e Manchester Cityt

Portieri brazilian Ederson do të vijojë ende të jetë pjesë e Manchester Cityt  të paktën edhe 5 vitet e ardhshme.

28-vjeçari ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2026, duke “blinduar” portën e “The Citizens” për 5 vitet e ardhshme.

Braziliani është një prej lojtarëve kyç të Manchester Citytt dhe këta të fundit e kanë shpërblyer me një rinovim të kontratës.

Lajmin e vijimit të bashkëpunimit të gardianit brazilian me skuadrën nga Mançesteri e kanë bërë vetë publike këta të fundit me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj.

Ederson luan sezonin e tij të 5 me Sitin dhe më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Rio Aves, Benfikës dhe Ribeiraos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat