Drejtor sportiv i klubit të futbollit Ferizaj, Agron Selmani, ka një mesazh të qartë për të gjithë.
Ai tha se është mashtrim nëse mendojnë se gjithçka do të shkojë lehtë.
“Duket e pamundur, derisa të përfundojë gjithçka.
Ne nuk mund të fshihemi, nuk është mirë, mashtrim është të mendohet se gjithçka do të shkoj lehtë dhe pikërisht se nuk është e lehtë ju jeni të përzgjedhurit, asgjë nuk ka përfunduar.
Kemi detyra për të bërë, nuk duhet më ta ofendojmë vetveten, nuk është gjithçka te fitorja, gjithçka është tek dëshira për fitore, të tjerat vijnë natyrshëm, ju mund ta bëni ketë!”, ka shkruar Selmani.
Ferizaj ka një start të dobët në dy ndeshjet e para si vendas, një barazim (0:0) me Vllazninë dhe një humbje (0:1) nga Ramiz Sadiku i Prishtinës, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.