Pique reagon pas humbjes nga Bayerni: Do jetë vit i vështirë

Futboll

Pique reagon pas humbjes nga Bayerni: Do jetë vit i vështirë

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 00:29
Gerard Pique

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka reaguar pas humbjes nga Bayern Munich.

Gjiganti gjerman triumfoi në “Camp Nou” me rezultat 0 – 3.

Pas ndeshjes, Pique tha se Bayern ishin superior, derisa beson se ky vit do jetë i vështirë.

“Është çfarë është. Tani jemi, kush jemi. Do vazhdojmë të garojmë deri në fund, edhe pse do jetë një vit i vështirë”.

“Ndeshja na mësoi se Bayern ishte superior, por lojtarë shumë të rinj kanë ardhur që do jenë e ardhmja”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Barcelona në vikend përballet me Granadan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat