Shok skuadre me mbrojtësin shqiptar, Falcao habit

Futboll

Shok skuadre me mbrojtësin shqiptar, Falcao habit

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:32
Shok skuadre me mbrojtësin shqiptar, Falcao habit

Radamel Falcao u transferua tek skuadra spanjolle e Rayo Vallecano, duke u bërë sulmuesi kryesor i këtij ekipi.

Kolumbiani do të luajë së bashku me mbrojtësin shqiptar, Ivan Balliu, i cili është titullar i përhershëm.

Teksa të gjithë prisnin që Falcao të zgjidhte numrin 9, ai ka zgjedhur numrin 3. Shpjegimin e këtij vendimi, Falcao e ka bërë në konferencën për shtyp, duke theksuar se ky numër i kujtonte babain.

“Jam shumë i lumtur që ky numër është i lirë. Falënderoj Fran Garcia që ma mundësoi këtë numër. Për babain tim ky ishte numër shumë i veçantë.

Ai më ka transmetuar pasionin për futbollin dhe mendoj se zgjidhja më e mirë për mua ishte të merja numrin që ai mbante mbi shpinë”- deklaroi Falcao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat