Real Madridi ka një marrëveshje me Antonio Rudiger

Futboll

Real Madridi ka një marrëveshje me Antonio Rudiger

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 17:33
Real Madridi ka një marrëveshje me Antonio Rudiger

Ashtu siç ishte parashikuar më parë, Real Madridi ka një marrëveshje me Antonio Rudiger për të zbarkuar në Spanjë verën e ardhshme.

Gjermani përfundon kontratën e tij më “Blutë” në fund te sezonit dhe nga Lodra do të përdoren të gjitha mjetet që ai të ndërrojë mendje.

Sipas disa mediave anglze, Chelsea ka vënë në tavolinë një pagë prej 8.5 milion eurosh në sezon. Londinezët besojnë se ky propozim do të ishte i fundit, diçka që duket shumë e ndërlikuar.

Sipas TodoFichajes, Rudiger e ka marrë vendimin për të ardhmen disa javë më parë dhe ai dëshiron të ndryshojë ambient këtë verë. Qendërmbrojtësi do të kishte një rol shumë të rëndësishëm te Real Madridi pas largimeve të Ramos dhe Varane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat