Ferizaj me Arbnor Morinën shënojnë fitoren e parë, bindshëm ndaj Flamurtarit

Futboll

Ferizaj me Arbnor Morinën shënojnë fitoren e parë, bindshëm ndaj Flamurtarit

Nga: K.Goca Më: 28 shtator 2021 Në ora: 17:10
Ferizaj me Arbnor Morinën shënojnë fitoren e parë, bindshëm ndaj Flamurtarit

Ferizaj këndellet me kryetrajnerin e ri Arbnor Morina.

Ferizajasit si vendas shënuan fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Flamurtarit të Prishtinës, në ndeshjen e javës së 6-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi B.

Fitorja e parë dhe bindshëm ndaj një rivalit të papërshtatshëm,

“Në një ndeshje fantastike nga djelmoshat tanë, që për asnjë moment nuk u ndalën dhe mundi i tyre u shpërblye me fitore, që është  e para në këtë sezon. Golashënues janë futbollistët Gëzim Rusi, Albion Kurtaj dhe Kenan Orana.

Falënderojmë tifozët tonë që edhe pse në një mot me shi, ishin gjatë tërë ndeshjes në mbështetje të klubit. 
Vazhdojmë të bashkuar, deri në fund”,
shkruan në faqen e KF Ferizaj.  

Ferizaj ngritët në vend të shtatë me 5 pikë, ndërsa Flamurtari renditet dy pozita më lart me dy pikë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat