Lazio dhe West Ham shënojnë fitore, ja rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Evropës

Futboll

Lazio dhe West Ham shënojnë fitore, ja rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Evropës

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 23:10
Lazio dhe West Ham

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në Ligën e Evropës, ku kemi pasur rastin të shohim disa rezultate tejet interesante.

Skuadra e Napolit pësoi humbje kundër Spartak Moscow me rezultat 3:2, njëjtë sikurse Leicester që u mposht nga skuadra e Lirim Kastratit Legia Warsaw.

Në anën tjetër, Lyoni i Xherdan Shaqirit e mposhti me rezultat 3:0 skuadrën daneze Brondby kurse me rezultat të njëjtë, fitore shënoi edhe skuadra e Arijan Ademit Dinamo Zagreb, që e mposhti si mysafirë skuadrën belge Genk.

Fitore sot regjistroi edhe ekipi i Vedat Muriqit Lazio, e cila e mposhti në shtëpi skuadrën e Lokomotiv Moscow.

Ndeshja e fundit e programit të Ligës së Evropës ishte ajo mes West Ham dhe Rapid Wienna, ndeshje kjo në të cilën triumfoi skuadra angleze me rezultat solid 2:0.

Më poshtë i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve në Ligën e Evropës.

Antwerp 0 – 1 Eintracht Frankfurt

Fenerbahçe 0 – 3 Olympiacos

Legia Warsaw 1 – 0 Leicester

Lyon 3 – 0 Brondby

Napoli 2 – 3 Spartak Moscow

Real Sociedad 1 – 1 Monaco

Sparta Prague 1 – 0 Rangers

Sturm Graz 1 – 4 PSV

Braga 3 – 1 Midtjylland

Celtic 0 – 4 Bayer Leverkusen

Ferencvaros 1 – 3 Real Betis

Genk 0 – 3 Dinamo Zagreb

Lazio 2 – 0 Lokomotiv Moscow

Ludogorets 0 – 1 Crvena Zvezda

Marseille 0 – 0 Galatasaray

West Ham 2 – 0 Rapid Wienna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat