Barcelona do të futet fuqishëm në afatin kalimtar të verës

Futboll

Barcelona do të futet fuqishëm në afatin kalimtar të verës

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 19:54
Barcelona do të futet fuqishëm në afatin kalimtar të verës

Sipas raportimeve që vinë nga media prestigjoze ESPN, pavarsisht problemeve të shumta ekonomike që e kanë zhytur klubin në një krizë identiteti,

Barcelona do të futet fuqishëm në afatin kalimtar të verës së ardhshme duke provuar të afrojë lojtarë cilësorë.

Joan Laporta po i bën të gjitha përpjekjet dhe kanë nisur që tani kontaktet me Mino Raiolan për të bërë të mundur transferimin e Paul Pogba në Camp Nou me parametër zero vitin e ardhshëm.

Fakti që mesfushori francez nuk po rinovon me Manchester United ka vënë në lëvizje Laportan që kërkon të rifitojë besimin e tifozëve me një afrim të bujshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat