Chelsea kërkon fitore përballë Brentfordit, formacionet e mundshme

Futboll

Chelsea kërkon fitore përballë Brentfordit, formacionet e mundshme

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Sot luhet disa duele në kuadër të xhiros së tetë në Premier Ligë.

Brentfordi do të ballafaqohet me Chelsean me fillim nga ora 18:30.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura Chelsea është lidere me 16 pikë, kurse Brentfordi zë vendin e shtatë më 12 sosh.

Të dyja skuadrat e kanë nisur mjaft mirë këtë edicion, andaj synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Thomas Tuchel për këtë ndeshje nuk mund të llogarit në dy qendër-mbrojtësit Thiago Silva dhe Anthonio Rudiger.

Chelsea do të kërkojë vetëm tre pikët sot, ndërsa Brentfordit në prani të tifozëve do të përpiqet të bëjë befasi.

Formacioni i mundshëm i Brentfordit: Raya; Ajer, Jansson, Pinnock; Canos, Norgaard, Onyeka, Janelt, Henry; Toney, Mbeumo

Formacioni i mundshëm i Chelseas: Mendy; Azpilicueta, Chalobah, Christensen; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Havertz; Lukaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat