Media spanjolle: Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar

Futboll

Media spanjolle: Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:35
Media spanjolle: Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Niveli i kuqezinjve është rritur ndjeshëm dhe këtë e kanë vënë re edhe mendiat e huaja.

Rasti më i freskët vjen nga Spanja, ku “El Paron“ i kushton një artikull Armando Brojës dhe paraqitjeve të ekipit tonë kombëtar.

Media në fjalë vlerëson statistikat e vendosura nga ylli i ri që po lind te Shqipëria, teksa shkruan: “Duke përjashtuar humbjen kundër Polonisë, Broja shtoi tre ndeshje radhazi duke shënuar, e fundit ishte vendimtare duke shënuar golin e fitores kundër Hungarisë.

Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar, por paraqitja e tij jashtë stolit është e pamposhtur. Në shtator ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime në vetëm gjysmë ore në fushë në dy ndeshje, kundër Hungarisë (gjithashtu golin e fitores 1-0) dhe San Marinos.

Është çështje kohe para se trajneri Edoardo Reja të vërë bast mbi të që në fillim dhe momenti mund të jetë kundër Anglisë, vendit ku ai luan dhe ku ka lindur Armando“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat