Solskjaer konfirmon fjalët e Klopp, nuk do t’i pëlqejë Ronaldos

Futboll

Solskjaer konfirmon fjalët e Klopp, nuk do t’i pëlqejë Ronaldos

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 18:53
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se Jurgen Klopp mund të ketë të drejtë që thotë se Mohamed Salah është më i mirë se Cristiano Ronaldo për momentin.

Trajneri i Liverpool, Klopp e cilësoi Salah si lojtarin më të mirë në planet pas prishjes 5-0 ndaj Watford, në të cilën ai ishte lojtar të ndeshjes.

“Hajde, kush është më i mirë se ai?”.

“Ne nuk duhet të flasim për [Lionel] Messin dhe Ronaldon, atë çfarë kanë bërë për futbollin botëror dhe dominimin e tyre, por, për momentin, ai është më i miri”, kishte thënë Klopp.

Solskjaer u pyet për mendimin e tij në konferencën e tij për shtyp të së premtes dhe ra dakord që Salah është në kulmin e karrierës.

“Unë gjithmonë do ta mbështes Cristianon në çdo garë”.

“Ai është unik dhe rekordi i tij i shënimit të golave është ishte fantastik, por duke thënë se Salah është zjarr për momentin”.

“Ju i shihni disa nga golat që ai ka shënuar kohët e fundit dhe ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të luajtur kundër tij”.

“Ne duhet të bëjmë një punë të mirë, jo vetëm kundër tij. Unë jam një admirues i madh i vijës së parë, Sadio Mane, Roberto Firmino, ndoshta edhe Diogo Jota do të luajë”, deklaroi norvegjezi.

Në anën tjetër Kloppit iu kërkua të shtjellonte aftësitë që kanë dyshja Salah dhe Ronaldo në konferencën e tij për shtyp, ku ai tha se të dy janë lojtarë të klasit botëror. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat