Vdes trajneri legjendar i Rangers-it dhe përfaqësueses skoceze

Futboll

Vdes trajneri legjendar i Rangers-it dhe përfaqësueses skoceze

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 13:15
Vdes trajneri legjendar i Rangers-it dhe përfaqësueses skoceze

Ndërron jetën në moshën 73-vjeçare trajneri legjendar i Glasgow Rangers, Walter Smith.

Ai ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë që nga fillimi i vitit, madje në muajin mars i ishte nënshtruar operacionit.

Walter Smith konsiderohet legjendë e Glasgow Rangers dhe Skocisë.

Ai ka fituar plotë 10 tituj kampion në elitën e futbollit skocez, pesë Kupa të Skocisë dhe gjashtë Kupa të Ligës, si dhe ka arritur deri në finalen e Kupës UEFA në vitin 2008. Ai mbetet trajneri i dytë më i suksesshëm i klubit të Glasgow-t pas Bill Struth.

Smith ka drejtuar për katër vjet Evertonin si dhe dy vite të tjera Skocinë përpara se të merrte drejtimin e Glasgow-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat