Kishte pësuar sulm në zemër gjatë sfidës, tifozi vdes në spital

Futboll

Kishte pësuar sulm në zemër gjatë sfidës, tifozi vdes në spital

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 15:34
Kishte pësuar sulm në zemër gjatë sfidës, tifozi vdes në spital

Një tifoz i Lierses ka vdekur në moshën 86-vjeçare.

Tifozi në fjalë kishte pësuar sulm në zemër në ndeshjen e Kupës së Belgjikës kundër Leuventi.

Lajmin për vdekjen e tifozit e ka konfirmuar vetë klubi belg.

Në momentin kur tifozi ra pa ndjenja në tribunë, ndeshja ishte ndërprerë.

86-vjeçari vdiq disa orë pas sulmit në një nga spitalet e Holandës.

“Mëngjesin e sotëm mësuam nga familja se tifozi i Lierse-it i cili u ndie keq gjatë ndeshjes së djeshme, fatkeqësisht ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes. Fat të mirë për familjen dhe miqtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat