Liverpooli e Ajaxi kualifikohen! Fitojnë Interi, Manchester City e PSG barazon

Futboll

Liverpooli e Ajaxi kualifikohen! Fitojnë Interi, Manchester City e PSG barazon

Nga: Kemajl Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Sadio Mane i Liverpolit

(E plotësuar) - Liverpooli edhe praktikisht kualifikohet në të tetën e finales së Champions League, dy xhiro pa përfunduar xhiro e rregullt e fazës së grupeve. 

Liverpooli me Ajaxin i bashkohen Bayern Munihut dhe Juventusit, këto të fundit mbrëmë siguruan kualifikimin.

Liverpooli pa ndonjë problem e mposhti me rezultat 2:0 Atletico Madridin, në ndeshjen e Grupit B.

Image

Mane

Grupi A
Manchester City - Club Brugge 4:1 (1:1)
Leipzig - PSG 2:2 (1:2)

Tabela

1. Manchester City    4    3    0    1    15:7    9
2. PSG    4    2    2    0    8:5    9
3. Club Brugge KV    4    1    1    2    5:11    4
4. RB Leipzig    4    0   1   3    8:13    1

Grupi B
Liverpool - Atletico 2:0 (2:0)
Milan - Porto 1:1 (0:1)
 
Tabela

1. Liverpool    4    4    0    0    13:5    12
2. Porto    4    1    2    1    3:6    5    
3. Atl. Madrid    4    1    1    2    4:6    4
4. Milan    4    0    1    3    4:7    1

Grupi C
Dortmund - Ajax 1:3 (1:0)
Sporting - Besiktas 4:0 (3:0)

Tabela

1. Ajax    4    4    0    0    14:2    12
2. Dortmund    4    2    0    2    4:8    6
3. Sporting    4    2    0    2    9:7    6
4. Besiktas    4    0    0    4    2:12    0

Grupi D
Real - Shakhtar 2:1 (1:1)
Sheriff Tiraspol - Inter 1:3 (0:0)

Tabela

1. Real Madrid    4    3    0    1    9:3    9
2. Inter    4    2    1    1    6:3    7    
3. Sheriff Tiraspol    4    2    0    2    6
4. Shakhtar Donetsk    4    0    1    3    1:9    1

Golat u shënuan nga Diogo Jota (13’) e Sadio Mane (21’).

Duhet theksuar se nga minuta e 36-të, Atletico mbetet me një lojtar me pak, Felix përjashtohet me karton të kuq. 

Liverpool kryeson me 12 pikë e Atletico është në pozitën e tretë me 4 sosh.  

Manchester City ashtu siç pritej, ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Club Brugge.

Image

Manchester City

Për Manchester Cityn shënuan Foden (15’),  Mahrez (54’), Sterling (72’), Gabriel Jesus (90+2’) dhe për Club Brugge Stones (17’-autogol).

PSG pa Lionel Messin kthehet me një pikë nga Leipzigu. PSG ka barazuar 2:2 me Leipzigun. Në minutën e 8-të, Christopher Nkunku realizon për Leipzig-in. PSG përmbysi epërsinë e rivalit me golat e Wijnaldum (21’ e 40’). 

Image

PSG

Në fund të takimit, Szoboszla barazon rezultatin 2:2.

Në minutën e 11-të, PSG ishte me fat, Andre Silva dështon nga penalltia!

Interi shkëlqeu në Moldavi duke e deklasuar me rezultat 3:1 Sheriff Tiraspolin. Brozoviç (54’), Skriniar (66’) e Sanchez (83’) shënuan për Interin dhe Traore (90+2’) për Sheriff Tiraspolin.

Image

Interi

Dortmundi si vendas mposhtet me 3:1 nga Ajaxi. Nga minuta e 29-të Dortmundi mbetet me një lojtar me pak, Hummels përjashtohet me karton të kuq.

Image

Dortmund - Ajax

Reus në minutën e 37-të shënoi nga penalltia për Dortmundin dhe Tadiç barazoi në atë të 72-tën. Në minutën e 84-të, Haller e në atë të 90+2 Klaassen (1:3) shënojnë për fitoren e Ajaxit.

/////////////////////

90+2' Adama Traore ngushton humbjen e Sheriff, 1:3.

88' Interi e ka të sigurt fitoren.

84' Haller kalon në epërsi Ajaxin. 

83' Sanchz thellon epërsinë e Interit, 0:3.

78' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

72' Tadiç shënon për Ajaxin dhe barazon rezultatin 1:1.

72' Manchester City thellon epërsinë në 3:1. Raheem Sterling shënon me mjeshtri. 

70' LIverpool e ruan epërsinë 2:0, po shkon drejt fitores. 

66' Skriniar dyfishon epërsinë (0:2) e Interit. 

62' PSG, Interi, Manchester City janë në epërsi.

 58' Ndeshje me rivalitet e me gola.

54'  Riyad Mahrez shënon dhe e sjell në epërsi (2:1) Manchester Cityn.

54' Kroati Marcelo Brozoviç kalon në epërsi Interin.  

53' Dortmundi edhe me një lojtar me pak po tregon angazhim të madh.

51' Pjesët e dyta pritet të janë më dinamike.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

43' Dy kartona të kuq, Liverpooli, PSG e Dortmund, në epërsi40' Wijnaldum shënon golin e dytë, PSG në epërsi me 1:2 ndaj Leipzigut.

39' Atletico është në krizë të lojës, e cila nga minuta e 36-të, mbetet me një lojtar me pak, Felix përjashtohet me karton të kuq.  38' ndeshjet të zjarta.

37' Marco Reus realizon nga penalltia, 1:0 për Dortmundin.

36' Gjyqtari Michael Oliver pasi shikoi VAR-in akordoi për Dortmundin. 

34' Lojë e fortë mes Dortmundit dhe Ajaxit.

32' Dortmundi në presion,

29'  Mats Hummels i Dortmundit u ndëshkua me karton të kuq pas një startit të ashpër. 

28' Nuk ka ende gola në sfidën Sherif - Interi.  25' Liverpooli po e shtyp Atleticon, 2:0.

21' Kur nuk shënon edhe pëson. Georginio Wijnaldum realizon për PSG-ën, 1:1 me Leipzig-un. 
21' Sadio Mane dyfishon epërsinë e Liverpoolit.   

20' Dortmundi dhe Ajax, po tregojnë lojë shumë të mirë.

17' Club Brugge i kundërpërgjigjet Manchester Cityt, Stones shënon autogol, 1:1.

15' Phil Foden shënon Manchester Cityn, 1:0 ndaj Club Brugge. 

14' Ndeshje interesante!

13' Liverpooli në epërsi, auto i golit Diogo Jota. 

11' PSG me fat, Andre Silva dështon nga penalltia për të shtuar epërsinë e Leipzig-ut!

Ndeshjen Dortmund - Ajax e përcjellin 76 mijë shikues. 

9' Jude Bellingham i Dortmundit, nuk shënon me kokë në portën e zbrazur të Ajaxit.

8' Christopher Nkunku realizon për Leipzig-in, 1:0 kundër PSG-së.

7' Nuk ka gola në asnjë ndeshje deri me tash.

4' Liverpooli kërkon fitore,

2' Hummels godet me kokë mbi portën e Ajaxit.

1' Fillojnë ndeshjet.

Ballafaqimi më i nxehtë do të zhvillohet mes Liverpoolit dhe Atletico Madridit, në kuadër të xhiros së 4-të të Grupit B të Champions League në futboll.

Interi është mysafir i Sheriff Tiraspol e PSG i Leipzigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat