Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit.
Zvicra ka dy sfida vendimtare dhe si finale në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror – Katari 2022, do të takohet (me 12 nëntor) me Italinë vendase dhe e pret (me 15 nëntor) Bullgarinë.
Yakin fton sërish sulmuesin shqiptar Andi Zeqiri.
Zvicra fton vetëm dy shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, ndërssa mungon Granit Xhaka për shkak të lëndimit.