Golashënuesi i Zvicrës, Silvan Widmer, është sikur në qiellin e shtatë.
Widmer është i lumtur që barazuan në Romë me rezultat 1:1 me Italinë, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Ai tha mes të tjera për SRF: “Një moment i veçantë, një gol i rëndësishëm.
Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, iu shkaktuam probleme, me kombinime, por edhe me vrapime në thellësi, siç na kërkoi trajneri”.