Kualifikimet drejt “Katar 2022”, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Futboll

Kualifikimet drejt “Katar 2022”, ja rezultatet e ndeshjeve të sotme

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 00:01
Foto ilustrim

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të vlefshme për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm ishte ajo mes Kombëtares së Moldavisë dhe asaj të Skocisë, ku pas 90’minutave lojë rezultati ishte 2:0 në favor të skocezëve.

Ndërkaq, i gjithë fokusi sot ishte te ndeshja mes Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Shqipërisë, ku “Kuq e Zinjtë” pësuan debakël në “Wembley” me rezultat 5:0.

Në anën tjetër, në derbin mes Italisë dhe Kombëtares së Zvicrës pas 90’ minutave nuk është përcaktuar fituesi, pasi që rezultati është i barabartë 1:1.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të programit të sotëm në kualifikimet për në “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Moldavia 0 – 2 Skocia

Andorra 1 – 4 Polonia

Austria 4 – 2 Izraeli

Danimarka 3 – 1 Ishujt Faroe

Anglia 5 – 0 Shqipëria

Hungaria 4 – 0 San Marino

Italia 1 – 1 Zvicra

Irlanda e Veriut 1 – 0 Lituania

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat