Kroos shpreson që të shijojë futbollin në stadiumin e ri

Futboll

Kroos shpreson që të shijojë futbollin në stadiumin e ri

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:24
Kroos

Toni Kroos shpreson që të shijojë futbollin në stadiumin e ri, “Santiago Bernabeu”, që pritet të jetë 100% gati deri më 2023.

Kontrata Kroosit i skadon pikërisht atë vit, por është vetëm 31-vjeçar dhe dëshira e tij është që të vazhdojë edhe për pak vite në Madrid.

“Santiago Bernabeu i ri do të jetë i mrekullueshëm. Ka qenë më i miri në botë dhe do të vazhdojë të jetë më i miri”, tha Kroos për faqen e Realmadrid.

“Shpresoj të luaj disa vite në stadiumin e ri”.

Kroos pati edhe një mesazh për të rinjtë që duan të arrijnë larg në futboll.

Sipas tij, një gjë e tillë arrihet me punë dhe përkushtim.

“Për të qenë futbollist profesionist, nganjëherë duhet t’i thuash jo shokëve dhe të stërvitesh shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat