Premier Liga raportohet se mund të jetë destinacioni i radhës i Thomas Strakoshës.
Strakosha nuk po ka minuta të shumtë këtë sezon, teksa besohet se e dëshiron largimin nga Lazio.
Kontrata e portierit shqiptar me lacialët skadon në fund të sezonit, që nënkupton se mund të largohet si lojtar i lirë.
Newcastle United raportohet se është klubi që ka shprehur interesim për të.
Edhe Strakosha thuhet se e pëlqen kalimin te skuadra angleze, për të përfituar sa më shumë minuta.