Renova kërkon fitore me çdo kusht ndaj Akademia Pandev 

Futboll

Renova kërkon fitore me çdo kusht ndaj Akademia Pandev 

Nga: K.G. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 12:09
Renova kërkon fitore me çdo kusht ndaj Akademia Pandev 

Sot në orën 13.00 në Tetovë me ndeshjen Renova – Akademija Pandev fillon java e 15-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll. 

Një ndeshje interesante që do të vendosë nëse Renova do ta kalojë ekipin e Akademisë Pandev në vendin e dytë, apo ekipi nga Strumica do të shkëputet me pikë e të vazhdojë garën për vendin e parë kundër Shkupit.

Para duelit të tyre të ndërsjellë, ka shifra dhe fakte interesante. 

Këto skuadra janë në top 3-sh. Akademija Pandev është skuadra më e mirë si mysafire, ndërsa Renova pësoi humbjen e parë me 0:1 si mikpritëse dy javë më parë ndaj Shkendijës.

Renova kërkon fitore me çdo kusht ndaj Akademia Pandev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat