Blerim Xhemajli, thumbim Erjona Sulejmanit: Kam të dashur tjetër?

Futboll

Blerim Xhemajli, thumbim Erjona Sulejmanit: Kam të dashur tjetër?

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 20:43
Blerim Xhemajli, thumbim Erjona Sulejmanit: Kam të dashur tjetër?

Blerim Xhemajli dhe Erjona Sulejmani për disa vite ishin një nga çiftet që shfaqeshin shumë shpesh në mediat rozë italiane, edhe për faktin se modelja shqiptare u bë shumë e njohur përtej Adriatikut. Por gjithçka përfundoi me divorc e sipas Xhemajlit, ndoshta kjo prani në media është ajo që ka ndikuar në jetën e tij.

Për këtë arsye, ai ka treguar në një intervistë në Zvicër se ajo që do të ndryshonte në jetën e tij, do të ishte pikërisht ruajtja më shumë e privatësisë së jetës së tij, shkruan Panorama sport.

“A kam të dashur tjetër? Jo, jam beqar. Por unë ende ëndërroj për një familje të madhe me shumë fëmijë. I dua familjet e mëdha. Unë ende nuk kam hequr dorë nga kjo ëndërr. Por nëse do të kisha një të dashur të re, nuk do ta trumbetoja këtu. Kam mësuar nga e kaluara.

Unë kam qenë shumë në media me marrëdhëniet e mia. Ka disa gjëra për të cilat njeriu pendohet kur sheh prapa në kohë. Sot do të isha më pak i hapur. Do ta mbroja më shumë privatësinë time. Por ishte gjithashtu shumë e vështirë, në Napoli, për shembull, më ndiqnin hap pas hapi”, tha Xhemajli në intervistën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat