​Supertalentit të Romës i vjen një lajm i keq pas shpërthimit ndaj Genoas

Futboll

​Supertalentit të Romës i vjen një lajm i keq pas shpërthimit ndaj Genoas

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 20:28
Felix Afena-Gyan

Roma ka njoftuar se virusi COVID-19 brenda klubit po përhapet, pasi sulmuesi Felix Afena-Gyan ka rezultuar pozitiv së fundi.

Koronavirusi është përhapur brenda kampit të “Giallorossëve”, pasi Bryan Cristante dhe Gonzalo Villar rezultuan pozitivë javën e kaluar.

Tani Afena-Gyan, lojtari i skuadrës së të rinjve që shpërtheu me dy gola për të mundur Genoan me rezultat 2-0, është infektuar gjithashtu me virusin në fjalë.

Kjo do të thotë se ai do të jetë jashtë ndeshjes së nesërme në Serie A me Bolonjën.

Adoleshenti u bë viral edhe kur trajneri Jose Mourinho mbajti premtimin se do t'i blinte një palë atlete të shtrenjta si shpërblim për paraqitjen e tij të parë në Serie-A.

Roma po ashtu ka bërë të ditur se lojtari është i vaksinuar me të dy dozat kundër Covid-19.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat