Krasniqi: Prishtina ka përparësi terrenin dhe tifozët ndaj Dritës 

Futboll

Krasniqi: Prishtina ka përparësi terrenin dhe tifozët ndaj Dritës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 18:45
Besnik Krasniqi

Vëmendja e dashamirëve të futbollit është në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të dielën në orën 13.30 do të ndeshen kampioni në fuqi Prishtina dhe nënkampioni Drita nga Gjilani.

Dy skuadra që kanë lojtarë cilësorë dhe secili individ mund ta vendosë edhe sfidën e madhe.

Prishtina është në seri të fitoreve pas emërimit kryetrajner të boshnjakut Avdullah Ibrakoviq.

Image

Drita aktualisht renditet në vend të tretë me 28 pikë, ka dy me pak se lideri Ballkani dhe katër më shumë se Prishtina, që renditet në pozitën e pestë. 

Derbi i javës së 17-të në elitën e futbollit të Kosovës, zgjon kureshtjen e dashamirëve të lojës më të popullarizuar në botë, veçmas i mobilizon deri në pikën e fundit tifozët “Plisat” e Prishtinës dhe “Intelektualët” e Dritës, që t’i përkrahin fuqishëm skuadrat e tyre.

Image

Mbrojtësi më i mirë në Kosovë, Besnik Krasniqi, premton maksimumin për Prishtinën, me synim vetëm fitore ndaj Dritës.

Krasniqi tha se si përparësi e kanë edhe terrenin.

“Sa i përket lojës me Dritën do të jetë një ndeshje e fortë shumë por ne jemi përgatitur në maksimum tërë javën për këtë ndeshje.

Mendoj se terreni mund të jetë një përparësi për neve dhe tifozët tanë.

Do të hyjmë për fitore”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.    
     
BKT Superliga. 
E shtunë 

Drenica-Ballkani 13.00
Gjilani-Malisheva 13.00

E diel
Prishtina-Drita 13.30
Dukagjini-Llapi 13.00
Ulpiana-Feronikeli 13.00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat