Xavi me “dhimbje koke”, Roberto do të operohet, ja sa muaj mungon

Futboll

Xavi me “dhimbje koke”, Roberto do të operohet, ja sa muaj mungon

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Sergi Roberto

Sergi Roberto është një nga lojtarët që Xavi hernandez e shikon shumë të rëndësishëm për formacionin e Barcelonës.

Në ndeshjen që Barça do të zhvillojë kundër  Bayern Munich në Champions League ditën e nesërme, Roberto është një mungesë e madhe, për shkak të një problemi që ka në këmbën e djathtë, që tek kalatanasit shpresojnë të mos ndikojë në paraqitjen e skuadrës.

Mbrojtësi spanjoll sipas asaj që raportohet do të udhëtojë, sot në Finlandë që t’iu nënshtrohet një operacioni për tq zgjidhur problemin me këmbën e djathtë.

Futbollisti do të operohet nesër nga kirurgu, Lasse Lempainen, por do të shoqërohet nga mjekët e klubit dhe pasi të përfundojë periudha postoperative, ai do të kthehet në Barcelonë për të filluar rehabilitimin. Një operacion i tillë pritet ta mbajë lojtarin jashtë fushës së blertë për rreth 4 muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat