Ibra dy asistime, Dibrani u aktivizua 45 minuta për Bayernin kundër Barcelonës

Futboll

Ibra dy asistime, Dibrani u aktivizua 45 minuta për Bayernin kundër Barcelonës

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Ibrahimoviç me numër 19-të, feston gjatë ndeshjes

Bayerni U-19 nga Munihu ka shënuar fitore minimale me rezultat 3:2 kundër Barcelonës U-19, në ndeshjen  e Grupit E të Champions League në futboll.

Arijon Ibrahimoviç me prejardhje nga Kosova, u aktivizua titullar, duke u zëvendësuar në minutën e 46-të nga talenti Benjamin Dibrani.

Dy futbollistë nga Kosova treguan paraqitje të mirë në petkun e Bayernit, duke regjistruar edhe fitoren e parë në fazën e grupeve. 

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U-19, Dibrani, u angazhua maksimalisht, ndërsa Ibra asistoi në dy golat e parë të Bayernit.

Për Bayernin shënuan Janitzek (21'), Motika (41' e 50') dhe për Barcelonën Garrido (1') e Barbera Moreno (9').  

Barcelona avancoi me 0:2 por në vazhdim kjo epërsi përmbyset nga vendasit.

Benfica përfundon në vend të parë me 15 pikë, pasojnë Dynamo Kiev me 13, Barcelona 4 dhe Bayerni 3, këta dy të fundit u eliminuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat