​Ndryshon orari i zhvillimit të ndeshjes Atalanta-Villarreal

Futboll

​Ndryshon orari i zhvillimit të ndeshjes Atalanta-Villarreal

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Tashmë dihen 15 skuadra që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve por mungon vetëm edhe një që të kompletohet kjo fazë.

Skuadra e fundit do të mësohet nga ndeshja e sotme ndërmjet Atalantës dhe Villarealit, e vlefshme për grupin F të kësaj faze që nuk u zhvillua të mërkurën për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Itali.

Fillimisht u mor vendim nga UEFA që të zhvillohet sot nga ora 16:30, por më pas ky orar ka ndryshuar.

Përfundimisht ndeshja do të zhvillohet sot në mbrëmje me fillim nga ora 19:00 në “Bergamo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat