Sahiti flet për grupin ku hyri Kosova

Futboll

Sahiti flet për grupin ku hyri Kosova

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 00:16
Muharrem Sahiti

Drejtori i kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, foli për shortin e sotëm në UEFA Nations League, ku Kosova hyri në grup me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron ose Estoninë.

“Është grup interesant, nuk është grup i lehtë. Por duke u bazuar në lojtarët që i kemi dhe nëse bëjmë performancë të mirë, nuk do ta kemi problem”, tha Sahiti.

“Po shpresojmë të hyjmë në garë me qëllim të vetëm që të kapim vendin e parë”, u shpreh Sahiti.

“Irlanda e Verut është një kombëtare shumë e fortë, por vlerësoj se kundërshtari më i madh është Greqia”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat