Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje

Futboll

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me vetëm një ndeshje

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 12:54
Ilustrim

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me xhiron e 14 të sezonit 2021/22, ku në program është vetëm një ndeshje.

Me fillim nga ora 16:45 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Skënderbeut dhe Kastriotit, përcjell KosovaPress.

Në xhiron e fundit, Skënderbeu pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Vllaznisë, kurse Kastrioti shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër skuadrës së Egnatias.

Momentalisht, pas 13 ndeshjeve të zhvilluara të dy skuadrat i ndajnë vetëm tre pikë në tabelë, ku Skënderbeu zë vendin e tetë në tabelë me gjithsej 11 pikë, në krahasim me Kastriotin që pozicionohet i fundit me gjithsej tetë pikë të tubuara.

Programin e plotë të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

16:45 Skënderbeu – Kastrioti (Stadiumi i Skënderbeut)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat