Ish-kandidati i Barcelonës për presidenti, i lumtur që sheh Xavin në krye të klubit

Futboll

Ish-kandidati i Barcelonës për presidenti, i lumtur që sheh Xavin në krye të klubit

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 14:50
Xavi

Ish-kandidati për president të Barcelonës, Victor Font është i lumtur që sheh Xavin në krye të skuadrës.

Font shkoi në zgjedhje këtë vit duke këmbëngulur se Xavi do të zëvendësonte, Ronald Koeman nëse od të fitonte.

Xavi përfundimisht do të merrte drejtimin pas shkarkimit të Koeman nga presidenti Joan Laporta muajin e kaluar.

“Isha shumë i qartë se Xavi duhej të kishte të gjithë fuqinë në fushën sportive. Më vjen mirë që në fund Laporta e ka dëshuar arsyen sepse deri vonë ai thoshte se nuk e shihte atë si trajner”, tha Font për “AS”.

“Unë shpresoja se do të përfundonte verën e kaluar, por në fund nuk ndodhi”.

“Xavi është një person i pavarur dhe ai nuk ka pse të kërkojë lejen time për asgjë. Ne kemi një marrëdhënie miqësore me të dhe familjen e tij”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat