Strakosha dhe Hysaj nga minuta e parë për Lazion – Ismajli dhe Bajrami për Empolin

Futboll

Strakosha dhe Hysaj nga minuta e parë për Lazion – Ismajli dhe Bajrami për Empolin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:10
Strakosha dhe Hysaj nga minuta e parë për Lazion – Ismajli dhe Bajrami për Empolin

Kampionati italian Serie A sot është rikthyer pas pushimit dy javor dimëror për të zhvilluar xhiron e 20-të.

Ndeshja Lazio – Empoli pritet të jetë tejet interesante për shkak të renditjes së tyre tabelare dhe futbollistëve shqiptarë që luajnë në këto dy skuadra, shkruan Insporti.

Në skuadrën Empolit nga minuta e parë do të jenë Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.

Në bankën rezervë janë Samir Ujkani dhe Kristian Asllani.

Ky takim ka edhe një të veçantë për kapitenin shqiptar Hysaj dhe trajnerin e Lazios, Mauricio Sarri pasi do të përballen kundër ish-skuadrës të tyre, me të cilën vite më parë shkëlqyen në Serie A.

Lazio pas 19 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë, ndërsa Empoli në të nëntin me 27 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat