Nuk është i lumtur te PSG, Wijnaldum kërkon të kthehet në Premier

Futboll

Nuk është i lumtur te PSG, Wijnaldum kërkon të kthehet në Premier

Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:39
Georginio Wijnaldum

Situata aktuale e Georginio Wijnaldum nuk është ajo që priste holandezi. Mesfushori i dha fund kontratës me Liverpoolin verën e kaluar.

Megjithëse Klopp donte ta mbante, futbollisti vendosi të ndryshonte ambient. Ai iu bashkua PSG-së. Një nënshkrim që dukej lëvizje e mirë në treg, por që nuk po jep fryte.

Vetë Wijnaldum foli në tetor për situatën e tij: “Nuk mund të them se jam plotësisht i lumtur te PSG. Situata nuk është ajo që do të doja, por ky është futbolli dhe duhet të mësohem të përballem me të. Duhet të jem pozitiv dhe të punoj shumë për ta kthyer situatën. Kjo është diçka ndryshe dhe duhet kohë për t’u mësuar me të. Është e vështirë”.

Pochettino nuk po i krijon hapësira në formacion holandezit në skemën e PSG. Futbollisti duket se është penduar që ka firmosur me klubin e kryeqytetit francez. Ai dëshiron të shfrytëzojë merkaton e janarit për t’u kthyer në Premier League. Klubet angleze, që do të ishin të gatshme për t’i hapur dyert holandezit janë Arsenali dhe Newcastle. Gjithsesi, shumë do të varet nga qëndrimi i PSG-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat