Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Hoffenheim dhe Dortmund

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Hoffenheim dhe Dortmund

Më: 22 janar 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Bundesligas mes skuadrës së Hoffenheim dhe asaj të Borussia Dortmund.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, rezultati qëndron i barabartë 1:1 mes Hoffenheim dhe Dortmund në stadiumin “PreZero Arena”.

Fillimisht, ishte ylli norvegjez Erling Haaland ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, duke kaluar Dortmundin në epërsi prej 1:0 në minutën e 6’.

Kur shihej se pjesa e parë do të përfundonte me golin e Haaland, sulmuesi Andrej Kramaric barazon rezultatin në 1:1 për Hoffenheim në minutën e 45’+1 shtesë.

Rezultati pas pjesës së parë mes Hoffenheim dhe Dortmund është i barabartë 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat