Mungon uji i ngrohtë, Skënderbeu-Teuta drejt shtyrjes

Futboll

Mungon uji i ngrohtë, Skënderbeu-Teuta drejt shtyrjes

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:32
Mungon uji i ngrohtë, Skënderbeu-Teuta drejt shtyrjes

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës rrezikon të mos luhet. Terrenit shumë të vështirë për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave shumë ulëta i shtohet një problematikë tjetër.

Në dhomat e zhveshjes nuk funksionin rrjeti i ujit, për shkak të ngrirjes së tubave. Delegati i ndeshjes, Uvil Zajmi, e ka bërë të qartë se nuk janë kushtet për t’u luajtur, edhe pse dy klubet duan ta zhvillojnë e “ta heqin qafe” këtë sfidë, përtej kushteve të vështira.

Terreni i stadiumit “Skënderbeu” është i tëri i mbuluar nga një mantel i bardhë (dëborë), i ngrirë nga temperaturat shumë të ulëta, që e bëjnë të pamundur pastrimin total. Në këto kushte, nëse do të kapërcehet problemi i ujit të ngrohtë, është vendosur ndeshja do të luhet me top të kuq, ndërsa vijëzimet e fushës janë bërë me tallash.

Temperatura në momentin e nisjes së ndeshjes nuk do të jetë më shumë se 1 gradë, por në përfundim të lojës pritet të shkojë disa gradë nën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat