Shakohoxha: Federata të tregojë listat e votuesve

Futboll

Shakohoxha: Federata të tregojë listat e votuesve

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:26
Shakohoxha: Federata të tregojë listat e votuesve

Çështja e zgjedhjes së kreut të ri të FSHF, sipas Dritan Shakohoxha, kandidat për president të FSHF, duhet të aplikohet me transparencë.

Në një komunikim për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, Shakohoxha, u shpreh se ka vetëm një kërkesë për Federatën, të tregojë transparencë në këtë proces dhe të tregojë listën e votuesve.

“Çdo gjë në këtë botë e ka një fund, dhe ky është momenti im për të kandiduar, ju jeni mësuar më luftë, me situata politike, por unë se bëj në këtë mënyrë.

Unë kërkoj vetëm një gjë nga Federata, të tregoj transparencë, të tregoj listën e votuesve e jo të fusni njerëz që nuk kanë të drejtë vote, kërkoj gjënë më të ndershme".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat