Ademi: Ndeshemi me Lirinë dhe me këtë duel e mbyllim ciklin e ndeshjeve miqësore 

Futboll

Ademi: Ndeshemi me Lirinë dhe me këtë duel e mbyllim ciklin e ndeshjeve miqësore 

Më: 27 janar 2022 Në ora: 23:33
Ademi: Ndeshemi me Lirinë dhe me këtë duel e mbyllim ciklin e ndeshjeve miqësore 

Skuadra e futbollit 2 Korriku nga Prishtina përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit. Kryetrajneri Besim Ademi ka folur për faqen e klubit të 2 Korrikut duke i shpalosur objektivat.

“Po bëhet gati një muaj që kemi filluar me seanca stërvitore. Më vjen mirë që ekipi po punon e po angazhohet maksimalisht, si dhe secili futbollist po tregohet shumë serioz.

Fazën e parë e kemi kryer në Kosovë, ndërsa tash, qëndrimi në Durrës të Shqipërisë, po na ndihmon edhe më shumë, sidomos shkaku i kushteve që na janë ofruar, dhe kjo normalisht që vetëm sa ka qenë shtysë që puna mos të ndalet, madje të vazhdojmë me intensitet të shtuar. Deri tash jemi ndeshur vetëm me Drenicën.

Ka qenë ndeshje bukur e vështirë, por që kemi arritur të nxjerrim diçka, nga e cila gjithsesi që kemi fituar elemente që mund të na shërbejnë në vazhdim. Nesër kemi ndeshjen e radhës. Ndeshemi me Lirinë dhe me këtë duel e mbyllim ciklin e ndeshjeve miqësore për këtë fazë. Fillimi i këtij stinori na sjell ndeshjen për Kupën e Kosovës ndaj Ramiz Sadikut, e pastaj duhet pritur dy javë për fillimin e pjesës së mbetur të kampionatit, por kjo pauzë nuk besoj se do të ndikoj për të keq.

Shpresojmë dhe besojmë fuqishëm që ky angazhim do të na shpërblehet në fund, sepse vërtetë djemtë po tregojnë se duan sukses dhe këtë po e dëshmojnë me punën që po e bëjnë. Edhe në bisedat me futbollistët, gjithmonë e them që, stinori është i gjatë dhe nuk dimë se ç'na pret, por ne kemi për detyrë që të vazhdojmë punën kësisoj, dhe pastaj padyshim që gjithçka bëhet më e lehtë”, ka thënë Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat