Prestige kalon në fazën tjetër, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Futboll

Prestige kalon në fazën tjetër, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:05
Prestige kalon në fazën tjetër, mësohen çiftet gjysmëfinaliste

Është mësuar edhe emri i skuadrës tjetër gjysmëfinaliste në FSHF Cup. Pas tre ndeshjeve të zhvilluara ditën e hënë, ku Primo, Dussel dhe ATS siguruan kualifikimin për në gjysmëfinale, edhe skuadra e Prestige ka kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni pasi mundi në çerekfinale Jata Market në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së martës.

Fillimisht ishte ekipi i Jata Market që kaloi në avantazh, por më tej Prestige barazon rezultatin, me ndeshjen që ishte shumë e fortë dhe e luftuar, që shkon drejt kohës shtesë. 6 minuta para fundit të takimit, Prestige realizon edhe golin e fitores, që i siguron edhe biletën për në gjysmëfinale.

Sakaq, këtë të mërkurë është hedhur edhe shorti, ku janë mësuar dy çiftet gjysmëfinaliste, me ATS që do të përballet me Dussel , ndërsa shorti i ka përcaktuar Primos një përballje me skuadrën e Prestige. Dy sfidat do të luhen javën e ardhshme.

ATS – FC Dussel pritet të zhvillohet më 10 shkurt në kompleksin “Redi Jupi” ndërsa Primo MFC – Prestige MFC do të luhet më 11 shkurt në kompleksin “Skënder Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat