“Marrëzi po nuk e provuan për Brojën”, gazetari anglez ngacmon 2 klube të Premier

Futboll

“Marrëzi po nuk e provuan për Brojën”, gazetari anglez ngacmon 2 klube të Premier

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 21:11
Armando Broja

Armando Broja ndëshkoi në ndeshjen e djeshme edhe Tottenham dhe shkoi në kuotën e 6 golave në Premier League këtë sezon.

Për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare interesohen disa klube, sikurse edhe Southampton që në rastin më të keq do pranonte ta mbante edhe një vit në huazim nëse Chelsea nuk do të nxitohet e ta shesë.

Gjithsesi edhe West Ham United dhe Newcastle janë lakuar shumë dhe gazetari i “TalkSPORT”, Alex Crook, është treguar i drejtpërdrejtë me deklaratën e tij:

“Qëndrimi te Southampton edhe një vit është opsioni më i mundshëm, por për klube si West Ham dhe Newcastle do të ishte marrëzi nëse nuk tentojnë ta marrin Brojën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat