Calhanoglu: Unë kam fituar një trofe vetëm brenda gjashtë muajve me Interin

Futboll

Calhanoglu: Unë kam fituar një trofe vetëm brenda gjashtë muajve me Interin

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 12:16
Calhanoglu: Unë kam fituar një trofe vetëm brenda gjashtë muajve me Interin

Futbollisti i Interit, Hakan Calhanoglu, thotë se trofeu i Champions League-s është ëndrra e tij.

‘Nerazurët’ sonte do të përballen me Liveproolin, në kuadër të Ligës se Kampionëve në ‘San Siro’.

“Unë kam fituar një trofe vetëm brenda gjashtë muajve me Interin por Champions League gjithmonë është një ëndërr”, tha turku, raportojnë mediet turke.

“Nesër ne duhet të tregojmë se çfarë dimë të bëjmë. Mund ta bëjmë një ndeshje të mirë, nëse arrijmë ta aplikojmë lojën tonë. Këto janë ndeshjet më të rëndësishme”, theksoi Calhanoglu.

Dueli Inter-Liverpool nis në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat