Reprezentuesi i Maqedonisë flet nga Ukraina: Kjo është më e reja

Futboll

Reprezentuesi i Maqedonisë flet nga Ukraina: Kjo është më e reja

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 13:34
Reprezentuesi i Maqedonisë flet nga Ukraina: Kjo është më e reja

Mbrojtësi i përfaqësues së Maqedonisë në futboll, Gjoko Zajkov, i cili luan për ekipin ukrainas Vorskla, është i sigurt pas pushtimit rus të Ukrainës.  

Mbrojtësi u transferua në Ukrainë në afatin kalimtar të janarit nga radhët e Levski Sofjes.

Ai theksoi se aktualisht është i sigurt në qytetin Poltava dhe se klubi ka njoftuar futbollistët e huaj, se do tu organizojë transportin në një nga vendet fqinje.

Qyteti i Poltava-s, ku ndodhemi, nuk ishte objektiv i një sulmi. Ne jemi të sigurt në këtë pikë.

Klubi ka një njoftim për të huajt, të cilët jemi këtu, se do tu organizojë transportin me minibus dhe përfundimisht për t’i shoqëruar deri në kufi. Por duhen të krijohen kushte.

Për momentin hapësira ajrore është e mbyllur, por nuk ka as linja të trenit.

Jemi në pritje të udhëzimeve nga klubi. Aktualisht qyteti ka vetëm tregje dhe një numër shumë të vogël restorantesh që janë të hapura. Nëse ka ndonjë informacion të ri, do të mundohem ta përcjell”, ka thënë Zajkov për Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat