Po shkëlqen në Premier League, verën e kaluar u refuzua

Futboll

Po shkëlqen në Premier League, verën e kaluar u refuzua

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:30
Po shkëlqen në Premier League, verën e kaluar u refuzua

Ylli i ri i Manchester United, Anthony Elanga është refuzuar nga di sa skuadra të kategorisë së dytë të futbollit spanjoll verën e kaluar.

I bindur se nuk do të kishte shumë mundësi nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer tek United, menaxherët e tij kanë filluar të kërkojnë për ekipe në Segunda Division, në mënyrë që lojtari të fitonte eksperiencë.

Megjithatë, pasi kanë kontaktuar disa klube të kategorisë së dytë në Spanjë, asnjë nuk e ka marrë në konsideratë, siç ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle AS.

Kështu, Elanga vendosi ta nisë sezonin te Djajtë e Kuq dhe të priste merkaton e dimrit për të kërkuar një zgjidhje tjetër.

Kjo situatë duket se ka ndryshuar, duke parë se 19-vjeçari ka arritur të tregojë vlerat e tij te Manchester United dhe të konfirmohet si një lojtar kyç pas refuzimeve të marra nga klubet e Segunda Division.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat