Ja lojtarët që kërkojnë më shumë duelin & përqindja e saktësisë

Futboll

Ja lojtarët që kërkojnë më shumë duelin & përqindja e saktësisë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:55
Ja lojtarët që kërkojnë më shumë duelin & përqindja e saktësisë

Për çdo lojtar që kërkon të driblojë, është një tjetër që duhet të përballet me driblimin.

Dhe jo vetëm kaq: ka edhe lojtarë të cilët kur skuadra e tyre nuk është në zotërim të topit, shpesh ata tentojnë të rikuperojnë topin duke bërë edhe ndërhyrje të ashpra. Kjo mund të varet qoftë nga zgjedhjet e trajnerit, por kryesisht është karakteristikë e lojtarëve të caktuar, të cilët zgjedhin mënyrën që besojnë se është më e mira për ta për të tentuar rikuperimin e topit.

Pse kryesisht këtë karakteristikë loje e kanë mesfushorët qendrorë dhe mbrojtësit e krahut? Këto janë lojtarët që përballen me këto situata loje, si për numrin e lartë të topave që luajnë, ashtu edhe për presingun që bëjnë kur ekipi nuk e ka topin në zotërim. 

Image

Prandaj nuk është për t’u habitur fakti që këto role janë pikërisht të atyre lojtarëve që kërkojnë më shpesh duelet. Sipas analizës së Departamentit të Analizës në FSHF, këto të dhëna duhet të kryqëzohen me ato të dueleve të fituara në mbrojtje për të bërë krahasimin. Këtu kemi disa surpriza që ndryshojnë shumë vlerat e kësaj renditjeje: Jean Victor ka vetëm 49% të dueleve të fituara, ndërsa Toli ka 56%. Renditja e përqindjes së dueleve të fituara në mbrojtje është shumë e ndryshme nga ajo e lojtarëve që kërkojnë më shumë duelin.

Në këtë rast, qendërmbrojtësit janë më të pranishëm. Kjo pasi për nga karakteristikat, qendërmbrojtësit kanë kohën më të mirë të ndërhyrjes në krahasim me mesfushorët.

Jo vetëm kaq: shpesh qendërmbrojtësit detyrohen të rrezikojnë ndërhyrjen në vend që ta kërkojnë atë. Duke qenë se janë më pak të pranishëm në lojë, është e qartë se sa më pak ndërhyrje (për arsye që lidhen me lojën), aq më shumë duele fitojnë (për arsye që lidhen me rolin dhe karakteristikat e tyre).

Image

Kjo statistikë është një shembull i qartë se si personat përgjegjës për ekipin (trajnerët dhe stafi) nuk mund të ndalen në një statistikë të vetme për të gjykuar një lojtar, por të interpretojnë të dhënat dhe t’i kryqëzojnë ato. Këto tema dhe jo vetëm do të trajtohen majin e ardhshëm në kursin e katërt të organizuar nga FSHF për video-analistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat