Eroll Salihu u çon letër drejtuesve të FFK-së

Futboll

Eroll Salihu u çon letër drejtuesve të FFK-së

Më: 3 mars 2022 Në ora: 19:56
Eroll Salihu u çon letër drejtuesve të FFK-së

Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i cili ka punuar ndër vite në statutin e FFK-së, i ka dhënë goditje te fortë Komitetit Ekzekutiv ne krye me Agim Ademin, të cilët dje papritmas e caktuan 6 prillin si datë e mbajtjes së kuvendit zgjedhor të FFK-së.

“Zgjedhjet për kryetarë dhe anëtarë të KE-së duhet të jenë të shenjta sepse vota e lirë është instrumenti më demokratik për ata që harxhojnë mijëra e disa edhe miliona euro. Thirrja e këtij Kuvendi zgjedhor në mënyrë të jashtë ligjshme është e tillë sepse:

Kuvendi zgjedhor është i paracaktuar me datë 3 Korrik 2022 kur mbushen 4 vjet;

Formalisht, Kuvendi duhet të thirrët 2 muaj më herët;

Mandati i kryetarit zgjatë 4 vjet e jo 3.5 vjet;

Mandati i kryetarit përfundon me vdekjen e tij, me dorëheqje, me shkarkimin e tij nga Kuvendi i FFK-së, me dënimin e Gjykatës me Akt-gjykim të plotfuqishëm (gjë që ka ndodhur) apo ndonjë rast tjetër të paraparë me Ligj;

Në këtë rast mund të konvokohet vetëm Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor dhe atë nëse ndonjë kusht i lartpërmendur është imponuar. Askund nuk shkruan se Kuvendi zgjedhor i rregullt mund të mbahet më herët, dhe më e rëndësishmja,

Në muajin Korrik struktura e delegatëve ndryshon: ekipet e Superligës bien nga liga dhe u mbetet vetëm nga një votë ndërsa ekipet që hyjnë e kanë një votë më shumë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Salihut për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat