Kombëtarja e Shqipërisë U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën në mars

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën në mars

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:44
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 do të luajë dy ndeshje miqësore me Kosovën në mars

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kosovën U-19 në muajin mars. FSHF dhe FFK kanë rënë dakord në parim për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 26 dhe 28 mars, ndërkohë që detajet për vendet ku do të luhet dhe oraret mbeten për t’u përcaktuar në ditët në vazhdim.

Duke qenë se janë data zyrtare trajneri Armando Cungu do të ketë mundësi të ftojë të gjithë lojtarët e mundshëm, qoftë edhe ata që luajnë në klube të huaja, e që bëjnë pjesë në listën kryesore të kësaj grup-moshe.

Grumbullimi do të nisë më 21 mars dhe skuadra do të ketë të paktën 5 ditë për të përgatitur dy sfidat.

Për stafin teknik kuqezi këto dy teste janë një shans mjaft i mirë për të provuar të gjithë elementet dhe për të konsoliduar grupin e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për eliminatoret e Europianit të ardhshëm për moshën U-19. Shqipëria U-19 është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën dhe Belgjikën.

Ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në shtator 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat