Adoleshenti ukrainas u arratis prej luftës, klubi bullgar nuk e lë në baltë!

Futboll

Adoleshenti ukrainas u arratis prej luftës, klubi bullgar nuk e lë në baltë!

Më: 11 mars 2022 Në ora: 12:05
Adoleshenti ukrainas u arratis prej luftës, klubi bullgar nuk e lë në baltë!

Adoleshenti ukrainas u arratis prej luftës, klubi bullgar nuk e lë në baltë!

Nazar Balaba është 16 vjeç dhe luan si qendërmbrojtës. Adoleshenti ishte pjesë e Dinamos së Kievit, por lufta në vendlindje ndikoi që ai të largohej nga kryeqyteti i Ukrainës.

Bashkë me familjen është zhvendosur në Bullgari, ku edhe ka gjetur ekipin e ri. Levski Sofia e ka bërë pjesë të klubit, me Balaba (5 ndeshje dhe 2 gola me Ukrainën U17) që do të luajë me ekipin e U17 të Levskit.

Lojtari ka dalë në stërvitje me shokët e rinj të ekipit. Klubi bullgar e mirëpriti ftesën e disa miqve të familjes për t’i dhënë mundësinë mbrojtësit të mos mbetet pa ekip në këtë moment të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat