​Në mesin e paqartësive të mëdha, Tuchel i jep një premtim Chelseat

Futboll

​Në mesin e paqartësive të mëdha, Tuchel i jep një premtim Chelseat

Më: 14 mars 2022 Në ora: 11:18
Tuchel

Situatë nëpër të cilën po kalon klubi i Chelsea nuk është aspak e lehtë për asnjërin prej anëtarëve të kësaj skuadra.

Fati i kampionit të evropës mbetet shumë i paqartë pas sanksioneve të vendosura nga Britania e Madhe për pronarin rus Roma Abramovich me ç’rast është pezulluar edhe shitja e klubit nga ana e tij, transmeton KosovaPress.

Përundër të gjitha këtyre gjërave që po e rrethojnë, trajneri aktual Thomas Tuchel ka premtuar se ai nuk do ta braktisë skuadrën deri në përfundim të këtij sezoni.

“Nuk ka dyshim se do të qëndroj deri në fund të sezonit”, u tha ai gazetarëve.

"Absolutisht. Duhet vetëm të presim dhe ende duhet të shkojmë dhe të punojmë ditë pas dite sepse gjithçka mund të ndryshojë nga momenti në moment", ka shtuar Tuchel.

Manchester United thuhet se po e shikon me vëmendje situatën e trajnerit gjerman teksa po kërkon një trajner të ri të përhershëm.

Chelsea ndeshjen e radhës do të zhvillojë kundër Lille në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat