Struga Trim Lum: Iseni ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U-21

Futboll

Struga Trim Lum: Iseni ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U-21

Më: 15 mars 2022 Në ora: 15:26
Struga Trim Lum: Iseni ftohet në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U-21

Skuadra e futbollit Struga Trim Lum njofton se futbollisti Besir Iseni është ftuar në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U-21.
Klubi e vlerëson si sukses të madh ftesën e Isenit në përfaqësuese.  

“Besir Iseni ka marrë ftesë nga ana e seleksionuesit të përfaqësueses U-21 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, për dy ndeshjet kualifikuese të vlefshme për kualifikim në Europianin e vitit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji. 

Kështu lojtari ynë që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, do të jetë në disponim të trajnerit për ndeshjet me Serbinë dhe Ishujt Faroe.

Ndeshjen e parë shpresat e vendit do ta zhvillojnë me 24 mars kundër Serbisë në Beograd, ndërkohë 5 ditë më vonë (29 mars) në Shkup do të mirëpresin Ishujt Faroe. 

Si klub i urojmë shumë suksese lojtarit tonë, Besir Iseni, me shpresë se nëse i jepet mundësia do na përfaqësojë si klub në mënyrën më të mirë të mundshme”, - njofton Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat