U eliminua nga gara për kryetar të FFK-së, reagon Gramoz Vokrri

Futboll

U eliminua nga gara për kryetar të FFK-së, reagon Gramoz Vokrri

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:15
Gramoz Vokrri

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi minuta më parë se Agim Ademi do të jetë kandidati i vetëm për kryetar të FFK-së në kuvendin zgjedhor të 6 prillit.

FFK-ja ka theksuar se Gramoz Vokrrit i është refuzuar aplikimi për kandidim, pasi ka gjetur parregullsi te nënshkrimet e delegatëve që i ka mbledhur ai, me theks të veçantë te nënshkrimet e FC Prishtinës dhe Ulpianës.

Lidhur me këtë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gramoz Vokrrit, i cili tha se kjo tregon qartë tendencën e kundërkandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi.

“Komisioni fantom i « pavarur » brenda FFK-së vendos të refuzoj nënshkrimet e deponuara. Një gjë të tillë e bën jashtë çdo afati dhe normë statutare. Kjo tregon qartë tendencën e kundër kandidatit për të eliminuar me çdo kusht konkurencën dhe frymën demokratike të këti procesi. Në aryetimin FFK-së kontestohën nënshkrimet e KIKËS, ULPIANËS dhe PRISHTINËS. Të bashkangjitura keni faktet që dëshmojn të kundërtën. Këto nënshkrime kan emra, mbiemra dhe vendime nga klubet e tyre”, shkroi Vokrri në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat